Patrullat policore, po vijojnë të jenë shumë aktive në realizim të planeve operative me qëllim të zbatimit dhe respektimit të masave anti COVID të marra nga institucionet e vendit e të cilat po zbatohen nga policia në koordinim e bashkëpunim me institucione relevante.
Nëpër tërë qytetet e Kosovës, në tërë territorin e vendit, gjatë tërë kohës 24/7, vërehen patrullime të shtuara policore që synim parësorë pos ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, mbrojtjes së pronës, e kanë edhe zbatimin e masave parandaluese ndaj pandemisë dhe respektimin e Ligjit anti COVID-19.