Kryeministri Avdullah Hoti po vazhdon me premtimet e tija derisa po ushtron detyrën e tij si i pari i Qeverisë së Kosovës.
Pasi tha se Kosova do merr liberalizimin e vizave, do anëtarohet në NATO, tani Hoti po premton futjen e shtetit të Kosovës në UNESCO.
“Kosova së shpejti do ta ketë vendin në hartën e UNESCO-s”, tha kryeministri Hoti, bëhet e ditur përmes një komunikate nga ZKM.
Hoti këto komente i bëri duke marrë pjesë në ngjarjen kulturore në të cilën u promovua diversiteti i pasur kulturor, përmes veshjes tradicionale dhe punimeve artizanale në Parkun arkeologjik “Ulpiana”.
“Ne shpejt duhet të lëvizim drejt anëtarësimit edhe në organizata ndërkombëtare për të promovuar më shumë kulturën tonë edhe diversitetin kulturor që e kemi si Kosovë”, theksoi kryeministri Hoti. //gazetametro.net