Sot, kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar i LDK-së në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, së bashku me znj. Lirije Kajtazi dhe znj. Valentina Bunjaku-Rexhepi, e me bashkëpunëtorët e tij nga Kryesia e Degës, vizituan Galerinë e Qytetit, ku është e hapur ekspozita “Thirrëm edhe Mua”.
Përmes artit, në këtë ekspozitë u pasqyrua edhe njëherë forca e gruas, që pavarësisht sfidave e vështirësive të jetës, ajo ia del prapë.
Jalldëze Mustafa edhe njëherë tregoi fuqinë e artit në këtë muaj ndërgjegjësimi.
I bëjmë thirrje të gjitha grave e vajzave, që duke qenë se kjo sëmundje ka marrë një hov të madh viteve të fundit, të bëjnë kontrolla të shpeshta dhe mamografi, në mënyrë që të kuptojnë sa më herët problemin që kanë. Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë!