Njësia e Krimeve të Rënda e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, është duke zhvilluar një aksion të gjerë kundër korrupsionit me ndërtimet në Brezovicë, raporton Gazeta Sinjali.
Në një konferencë për media, kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari, tha se të gjitha villat e ndërtuara në mënyrë të kundërligjshme në Brezovicë do të sekuestrohen, pavarësisht se të kujt janë.
“Të gjitha villat dhe objektet që janë ndërtu pa leje do të bëhet sekuestrimi i përkohshëm i tyre, vetëm duhet të vërtetohet se janë ndërtu në mënyrë të kundërligjshme, pavarësisht se të kujt janë ato villa”, tha Jashari.
Prokurori i çështjes, Rasim Maloku tha se vetëm ish-kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, i arrestuar sot, dyshohet se ka përfituar rreth 1 milion euro në mënyrë të paligjshme.
“Dyshohet se ka villa pa leje, por shumica e villave janë ndërtu në mënyrë të kundërligjshme. Veç ish-kryetari i Shtërpcës dyshohet se ka përfituar rreth 1 milion euro. Ka vila pa leje, por shumica janë të kundërligjshme. Ka edhe objekte hoteliere qe janë kundërligjshme të ndërtuara.
Disa zyrtarë kanë marrë dhurata/ para, për të ushtruar ndikim te zyrtarët për të lëshuar leje për villa”, tha Maloku.