Ne sot morrëm pjesë në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, të thirrur për situatën emergjente të pandemisë Covid 19, me ç’rast, përmes një informate – raporti, u njoftuam për gjithë aktivitetin e komunës, respektivisht të ekipeve komunale për menagjimin e emergjencës Covid 19.
Në këtë kuadër, e mbështetëm propozim – vendimin për rritjen e buxhetit nga tejkalimi I realizimit të të hyrave të planifikuara nga viti 2019 dhe bartjen e tyre në vitin fiscal 2020, dhe atë për bartjen e mjeteve financiare nga të hyrat vetanake të pashpenzuara nga vitet paraprake në vitin 2020, ne funksion të menagjimit të pandemisë në komunën e Gjilanit.
Informata (raporti) për punën e autoritetit emergjent të komunës, natyrisht që kishte vend për kritikë, por megjithate në këtë situatë ne duhet vënë fokusin në angazhimin e secilit prej nesh, pavarësisht statusit tonë politik – partiak, në përballje me këtë sfidë, të shkallës globale.
Si përfaqësues tuaj, që nga momenti i zgjedhjes nga ju, ne kemi vënë veten tonë në shërbimin tuaj.
Ndërkaq, duke qenë koshient për rrezikun nga pandemia Covid 19, dhe me vështirësitë e Komunës në përballje me këtë krizë, ne kemi obligim që të jemi në mbështetje të autoriteteve menaxheriale komunale te krizes, kur ato e shfaqin këtë nevojë, po edhe përtej kësaj!
Në secilën situatë emergjente – të jashtëzakonshme, siç është tani kjo e pandemisë Covid 19, bashkërisht e përballojmë më lehtë.
Në këtë kuadër, e përgëzojmë ekipin emergjent komunal, Policinë e Kosovës, shërbimin mjeksor, zjarrëfikësit dhe të gjithë pjesmarrësit tjerë aktiv në përpjekjet e tyre pë menaxhimin e pandemisë Covid 19, dhe të njejtën kohë i inkurajojmë për angazhimet e mëtutjeshme në përballje me këtë sfidë.
Qytetarë të dashur,
Virusi Covid 19, nuk është për tu tallur me te, e aq më pak për ta nënçmuar ate. Ndaj, ju lutemi ta shtoni kujdesin maksimal duke i respektuar me këtë rast thirrjet institucionale për parandalim.
Me respekt,
Përfaqësuesit tuaj (asambleist): Erlehta, Shefiku dhe Hevziu (PDK Gjilan)