Vezët e pulës shfrytëzohen pothuajse nga secila familje.
Por këto ditë janari, më vezët nuk do blihen më nën çmimin pese euro.
Meqë një komplet i tyre ka shkuar deri mbi 5 euro.
Por jo vetëm ky produkt, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, rritje brenda këtyre ditëve të vitit ka pësuar edhe tek çmimet e çajit, kafes, sheqerit patates, mishit e produktet e tjera.
E këto çmime janë duke rënduar edhe gjepin e qytetarëve të vendit.
Madje ata shprehen se rritja e çmimeve është bërë vështirë e përballueshme.
Por këto çmime parashihet që së shpejti të balancohen.
Sipas ekonomistit, Besnik Avdijaj, në muaj në vijmë do të ketë ulje të tyre.
Në bazë të dhënave të Agjencisë së Statistikave, në ditët e para të janarit janë liruar nga 1 deri në 4 centë orizi, makaronat, mielli, qumështi, djathi, gjiza, vaji, fasulja.