Një ekip i Emergjencës në Komunën e Vitisë është detyruar të qëndrojë në karantinë pasi ka kontrolluar një 80 vjeçar i cili është kthyer nga Italia.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka thënë se gjendja shëndetësore e personave në fjalë është e mirë, por se duhet pritur rezultatet.
“Mbrëmë ka ardhur një 80 vjeçar nga Italia dhe ka pasur probleme shëndetësore. Emergjenca e ka dërguar në Gjilan pasi kanë dyshuar për shkak se ka ardhur nga Italia”.
“Ne duhet të presim deri në ora 15:00 për analizat. Natyrisht se janë ndërmarrë të gjitha masat preventive. E kemi dërguar në karantinë ekipin mjekësor që e ka kontrolluar pacientin në fjalë”.
“Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, por duhet pritur rezultatet e analizave. Ndërsa 80 vjeçari ka pasur shenja gripi.
Haliti ka theksuar se për t’i ndërmarrë të gjitha masat preventive në këtë komunë nevojitet ndihmë nga niveli qendror.
“Na nevojitet furnizim më i madh me dezinfektues për duar, dorëza, veshje adekuate dhe natyrisht dezinfektues të emergjencës”.