Viti i ri hebraik i ka bërë bashkë në një sallë presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentaren Vjosa Osmani, kryeministrin Avdullah Hoti dhe liderin e VV-së, Albin Kurtin. Pas tyre shihen edhe politikanë të tjerë.
Në ngjarjen e organizuar për nder të vitit të ri hebraik, ku po pritet një mesazh i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, janë mbledhur gjithë liderët politikë të vendit.
Në ulëset e para të sallës janë ulur rend kryeministri Avdullah Hoti, presidenti Hashim Thaci, afër tij, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, e krah saj edhe ish-kryeministri Albin Kurti.
Në këtë ngjarje është paralajmëruar se do të ketë videomesazh nga kryeministri Netanyahu, e madje edhe një lidhje direkte e tij në Prishtinë, por kjo nuk është konfirmuar.
Izraeli e Kosova kanë venë raportet diplomatike përmes një marrëveshjeje që është nënshkruar nga Kosova në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump.