Ministri i Shëndet֝ësisë Arben Vitia ka njoftuar se 22 vetura të reja do t’u shpërndahen komunave, për të realizuar dhe shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi, për kujdes ndaj nënave dhe fëmijeve deri në moshën tri vjeçare . Vitia ka thënë se shpërndarja e këtyre veturave po bëhet, për tu shërbyer nënave dhe fëmijeve dhe në zonat e thella rurale.
Postimi i plotë i Vitisë:
Për nënat dhe fëmijët
Më shumë kujdes, më shumë shërbime shëndetësore
Vizita mjekësore në shtëpi për kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve deri në moshën 3 vjeçare
22 vetura të reja do t’u shpërndahen Komunave për t’i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi
Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar shpërndarjen e veturave për t’u shërbyer nënave e fëmijëve edhe në zonat e thella rurale.