Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës meqë rast tha se programi qeverisës 2021-2025 ka katër objektiva në shëndetësi.
Ministri Vitia tha se është menaxhimi i pandemisë COVID-19, riorganizimi i spektrit shëndetësorë, ruajtja dhe përparimi i shëndetit si dhe financimi i qëndrueshëm.
“U hapën shumë tema dhe dilema se pse nuk janë blerë vaksinat, pse s’po blehen e pse veç me lëmoshë, tani deputetë të nderuar e ju që keni qenë pjesë e qeverive të kaluara e dini se prodhuesit negociojnë me qeverinë dhe jo me individë.Në këtë drejtim kur bëhen këto krahasim e me shtetet e rajonit duhet pasur parasysh një gjë tjetër.Shqipëria ka filluar ti marrë vaksinat e Pfizer në janar, fqinji jonë verior ka filluar ti marrë në dhjetor, që nënkupton se këto kontrata janë lidhur muaj e javë më parë se sa kur kanë ardhur.Në anën tjetër Komisioni Evropian qysh para prodhimit të vaksinave ka bërë kontrata që kur të dalin në treg ti marrin dhe ti shfrytëzojnë. Më lejoni tu njoftoj se Qeveria e Kosovës, Komisioni për Negocim të Vaksinave e ka negociuar më datën 7 dhjetor 2020, në kohën kur Republika e Shqipërisë dhe fqinji jonë verior filloi ti marrë këto vaksina.Secili prodhues i vaksinave natyrisht prodhon aq sa ka kërkesa, dhe meqë Qeveria e Kosovës ka themeluar këtë komision më 7 dhjetor dhe Komitetin për Vaksinimi me 25 dhjetor natyrisht se jemi vonuar”, tha ministri Vitia.
Tutje Vitia theksoi se këto vonesa disa mujore deri më 23 mars kanë shtuar dinamikën edhe për 50 e disa ditë të qeverisë Kurti II është bërë më shumë sesa për pesë muaj e më shumë të qeverisë paraprake.
“Në anën tjetër hap i domosdoshëm dhe urgjent aktualisht është sigurimi i vaksinave dhe procesi i vaksinimit do të mbulojë 60% të qytetarëve deri në fund të vitit 2021.Janë duke u hartuar udhërrëfyesit dhe protokollet për pacientët me COVID-19 e këto protokolle të hartuara më herët ka futur në to edhe barna që kanë qenë në nivel të testimit, që është shkelje dhe s’është dashur.Për me qenë akoma më problematike nuk është bërë fare testimi i tyre dhe si rrjedhojë qytetarët kanë paguar me qindra euro nga barnatoret nga xhepi i tyre për të ndihmuar familjarët e tyre që kanë qenë në institucionet tona shëndetësore. Prandaj protokollet dhe udhërrëfyesit e rinj do të buxhetohen në lidhje me barnat medicionale antiCOVID. Qëllimi është të ndalohet varfërimi i qytetarëve dhe pagesat nga të ardhurat e tyre”, shtoi ai.