Votuesit e Novobërdës, Skenderajt, Drenasit, Podujevës, Lipjanit, Rahovecit, Dragashit, Malishevës, Kamenicës dhe Vitisë janë ata që kanë gabuar më shumë në mbushjen e fletës së votimin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën të dielën e shkuar. Në këto zgjedhje, përqindje më të madhe të votave të pavlefshme e ka Komuna e Novobërdës me 9.86 për qind nga numri i fletëvotimeve brenda kutive të votimit.
Pothuajse më përqindje të njëjtë, votuesit e Skenderajt dhe Drenasit janë ata që kanë gabuar në mbushjen e fletës së votimit me 9.67 përkatësisht 9.65 për qind.