Ministri kosovar i Shëndetësisë, Arben Vita, në një intervistë për median zvicerane “SonntagsZeitung” ka shfaqur besimin e tij se futbollistët shqiptarë atje mund të bindin qytetarët në Kosovë që të vaksinohen.
“Do të isha i lumtur që lojtarët të përfshiheshin në një fushatë vaksinimi”, tha Vitia, transmeton Albinfo.ch.
Lidhur me rritjen e shifrave të të infektuarve dhe lehtësimin e masave gjatë verës, Vitia theksoi se ekspertët llogaritën se shumë shqiptarë jashtë vendit tashmë janë vaksinuar. Mirëpo, siç u shpreh ai, “fatkeqësisht, doli të ishte e gabuar”.
“Hapja u vendos gjithashtu për shkak të situatës së vështirë ekonomike. Masat shtrënguese janë gjithashtu të nevojshme për ata që nuk janë vaksinuar”, tha i pari i shëndetësisë në Kosovës në intervistën për mediumin zviceran.