Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia konsideron se mjekët në Kosovë kanë rrogë dinjitoze dhe ndër më të lartën në Ballkan, si shkak i rritjes së vlerës së koeficientit të Ligjit të Pagave.
E krahas rritjes së pagave për mjekët, Vitia ka përmendur edhe përkushtimin që kanë për renovimin e klinikave në QKUK e Spitale të Përgjithshme.
Si prioritet për investime, Vitia përmend blerjen e aparaturave dhe renovimin e klinikave në QKUK.
“E para nga viti i kaluar mjekët tashti kanë një rrogë dinjitoze nga rrogat më të larta që kanë mjekët në regjionin e Ballkanit perëndimor. Në anën tjetër jemi duke investuar në çdo vend janë katër klinika bosh në QKUK që janë para renovimit rrënjësor për të përmirësuar kushtet dhe është duke punuar më të madhe në bllokun operativë, cili kur nuk ka pasur filtra si duhet sterilizimi dhe kemi çaluar shumë me infeksione intra spitalore për shkak mungesës së këtyre filtrave dhe po bëhen sallat moderne në krejt bllokun operativ në QKUK”, theksoi Vitia, teksa thotë se nuk ka pasur investime në të kaluarën.
“Në anën tjetër po vazhdojmë edhe investime në spitalet e përgjithshme, sepse një pjesë e madhe e problemeve edhe në Qendrën Klinike Universitare është sepse nuk ka pas investime për një kohë shumë të gjatë në spitale të përgjithshme qoftë në infrastrukturë, qoftë në aparatura dhe këtë jemi duke e bërë vazhdimisht, në anën tjetër jemi duke ndryshuar aspektin legjislativ në vitin e kaluar ka kaluar ligji për çmimin e produkteve farmaceotike, Ligji për sigurime shëndetësore i cili do të jetë edhe baza e themelit bashkë me të gjitha këto investimet tjera që i përmenda të reformës së parikthyeshëm më në sistemin shëndetësore”, u shpreh ai./EO