Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka konfirmuar se nga data 20 gusht do të mbyllen klubet e natës dhe do të ndalohen ahengjet, si fejesat dhe dasmat, ndërsa nuk do të lejohet që asnjë person të futet në ambientet e mbyllura apo në transportin publik pa maskë.
Pas mbledhjes së qeverisë, në konferencën për media, Vitia tha se të gjithë qytetarët që vijnë nga vendet e cilësuara me rrezikshmëri të lartë, duke përfshirë edhe qytetarët tanë, ku do t’iu kërkohet certifikata e vaksinimit ose testi negativ.“Në situatën aktuale jemi të detyruar të ndërmarrim masa që vënë në pah shëndetin publik të qytetarëve. Nga data 20 gusht do të mbyllen klubet e natës, do të ndalohen ahengjet si fejesat, dasmat e tjerë. Nga momenti i publikimit të këtij vendimi në gazetën zyrtare do të shkurtohet orari i gastronomisë. Nuk do të lejohet që asnjë person të futet në ambientet e mbyllura apo në transportin publik pa maskë, edhe pse kjo ka qenë nga masat paraprake, por tani do të rritet mbikëqyrja dhe monitorimi. Të gjithë qytetarët që vijnë nga vendet e cilësuara me rrezikshmëri të lartë, duke përfshirë edhe qytetarët tanë, ku do t’iu kërkohet certifikata e vaksinimit, testi negativ”, tha Vitia.Ndërsa, ministri i Financave, Hekuran Murati, theksoi se do të mbështesin çdo vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, si rrjedhojë e këtyre masave.
Vitia: Nga 20 gusht ndalohen ahengjet, s’do të lejohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maska
Ndani këtë artikull