Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë në konferencën e sontme pas mbledhjes së qeverisë se nuk ka refuzuar të jape asnjë nënshkrim që do të rrezikonte sjelljen vaksinave anti-COVID në Kosovë.
“Nuk kam refuzuar ta nënshkruaj asnjë document që do te rrezikonte sjelljen e vaksinave në Kosovë”, tha Vitia, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se po vazhdojnë negociatat për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19.
Vitia tha se procesi i vaksinimit do të intensifikohet muajin e ardhshëm, atëherë kur pritet të vijnë dozat tjera të vaksinave.
“Negociatat me kompanitë prodhuese të vaksinave po vazhdojnë dhe janë në rrugën e duhur. Procesi i vaksinimit gjithashtu po vazhdon dhe nga muaji maj do të të intensifikohet me arritjen e vaksinave të reja”, theksoi ai.