Ministri i Shëndetësisë, Arbën Vitia ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së 4-vjeçares nga Gjakova, në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Vitia tha se janë informuar për përvojën që kanë pasur prindërit e 4-vjeçares nga deklarimet e tyre publike dhe sipas tij, cilido që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, pa vonesë.
Derisa u ka bërë thirrje organeve të hetimit që sa më parë të hetojnë çdo detaj lidhur me rastin në fjalë.
“Humbja e jetës së vajzës 4 vjeçare nga Gjakova na ka prekur të gjithëve. Jemi informuar për përvojën që kanë pasur prindërit nga deklarimet e tyre publike. Për cilindo që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, pa vonesë. I bëj thirrje organeve të hetimit që sa më parë rasti të hetohet në çdo detaj. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve!”, tha Vitia.
Ndryshe në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se, 4 vjeçares i janë bërë të gjitha analizat laboratorike dhe ato dignostike, e më pas është vendosë në Repartin Intensiv me diagnozë të punës Sepsë.