Me uljen e temperaturave, cilësia e ajrit në Kosovë po vazhdon të bie.
Sipas Indeksit të Cilësisë së Ajrit, Kosova renditet në vendin e 69-të nga 118 shtete për sa i përket ndotjes së ajrit.
E faktorët që ndikojnë në ndotjen e ajrit, sipas profesorit të shkencave të mjedisit, Sami Makolli janë të shumtë.
Ai tha se si faktor i parë janë masat e ajrit ku gjatë ditëve të ftohta ajri bllokohet dhe nuk mund të shkoj lart.
“Këto ditë gjithmonë në këtë periudhë kohore kur masat e ajrit ftohen dhe sipërfaqja e tokës ftohët ajri bllokohet për shkak se ajri i nxehtë shkon lart dhe masat e tokës sikur tash që po ndodh në vjeshtë ajri bllokohet dhe nuk mundet me lëviz lart dhe ky problem quhet smog d.m.th. që masat e ajrit bllokohet dhe të gjithë ndotësit që bien në këtë periudhë kohore prej mjegullave rrinë pezull në ajër ky është faktori i parë që nuk na ndodh në periudha të tjera kohore por na ndodh tani në vjeshtë kur nivelet e jarit janë trefish”, tha ai.
E si faktor të dytë që ndikon në ndotjen e ajrit, Makolli thotë se janë termoelkektranat, që sipas tij filtrat e tyre nuk janë ndërruar.
“Faktori i dytë është që çdo vit kemi me pas më keq situatën me ndotje për dy faktor ne e kemi një termoelektran e cila nuk shkon duke u përtërirë ajo shkon duke u degraduar pasi që është shumë e vjetër dhe termocentralet te na janë shumë të vjetra dhe filtrat nuk janë duke u ndërruar”, deklaroi ai.
Ndërsa si faktor të tretë, profesori Makolli, përmendi gjendjen në komunikacion dhe përdorimin e thëngjillit i cili këtë vit është më i theksuar.
“Faktori i tret është komunikacioni pasi që çdo vit kemi më shumë vetura, infrastruktura rrugore nuk po mundet me përcjell trendin e rritjes dhe po kemi bllokim më shumë, sivjet kemi më pas me keq ndenjën e ajrit për shkak të frikës për energji elektrike pasi që shumë familje kanë bërë zgjedhje dytësore me dru e thëngjill dhe nuk ka fare kritere për shitjen e tij”, u shpreh Makolli pwr Front Online.
Makolli tha se Kosova do të përballët me ajër të ndodhur edhe vitin e ardhshëm ku shkalla e ndotjes do të jetë më e madhe.
“Vitin e ardhshëm kemi me pas më shumë ndotje e vitet tjera edhe më shumë, kështu kemi me pas derisa niveli i filtrave të ndërrohet, sa kam unë informacione deri në 2024-25 nuk ka me pas ndërrim të filtrave, ata janë shumë të dëmtuar sidomos ‘Kosova B’ tani është në gjendja të keqe për shkak të dëmtimit të filtrave”, deklaroi ai.
Por si të mbrohen qytetarët nga ajri i ndotur, Makolli jep dy versione ku nuk e përjashton as bartjen e maskës.
“Ata që kanë mundësi që të mos të ekspozohen në ambient të hapur, ose të tjerë që mund të lëvizin nga qyteti për kohë të shkurtër, do të ishin rrethana të mira për tu mbrojtur nga ditët kur niveli i ndotjes së ajrit është i lartë, si masë tjetër për mbrojtje është edhe bartja e maskës”, ka shtuar Makolli.