Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregut, ka njoftuar se Inspektorati i Tregut gjatë ditës së sotme ka hasur në parregullsi dhe raste të mashtrimit lidhur me zbritjet e reklamuar, gjatë inspektimit në disa nga marketet.
Për këto raste, ministria njofton se janë shqiptuat edhe dënime. Derisa, në fotografitë e shpërndarë në facebook nga Ministria, vërehet se rastet ku janë gjetur mashtrimet me çmime janë në marketet e “Viva Fresh Store”, shkruan Reporteri.net.
Shteti, para disa ditësh kishte ndërmarrë edhe një aksion në depon kryesore të Viva Fresh Store, me ç’rast ishte njoftuar se ishte mbyllur përkohësisht. Aksioni i Krimeve Ekonomike ishte ndërmarrë për shkak të dyshimeve me mashtrim me çmimin e vajit i cili ishte rritur ekstrem shumë në shumicën e markteve, përfshirë Viva Fresh Store.
“Gjatë inspektimeve të ditës së shtunë, Inspektorët e Tregut kanë hasur në parregullsi sa i përket mospërputhjes së çmimeve raft –arkë, mashtrimit lidhur me zbritjet e reklamuara dhe në disa produkte ka munguar deklaracioni në gjuhën shqipe, prandaj në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi”, njoftoi sot MINT.
MINT falënderon gjithë konsumatorët që vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit. /Reporteri.net/.