Një rast i rëndë vjedhjeje është raportuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Ponesh të Gjilanit, ku persona të panjohur kanë vjedhur një veturë nga brenda garazhit të një shtëpie.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se ankuesi N.R. ka raportuar se më 08/09.06.2025, në mes orës 23:30 dhe 04:40, është vjedhur vetura e tij e tipit Golf II, ngjyrë e kaltër, e cila ishte e parkuar në garazhin e shtëpisë.
Sipas viktimës, përveç veturës, në të ndodheshin edhe dokumentet e automjetit – libreza e qarkullimit, polisa e sigurimit – si dhe disa mjete pune.
Ai ka vlerësuar se dëmi material kap shumën prej rreth 2.000 eurosh.
Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e hetimeve, të cilët kanë nisur procedurat për zbardhjen e rastit. Rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”.
Hetimet janë në zhvillim.