Më 28 mars në rrugën “Esat Berisha” në Gjilan është kryer një vjedhje e rëndë në një lokal.
Policia njoftojnë se persona të panjohur, kanë depërtuar me forcë në këtë lokal, ku kanë vjedhur një shtëpizë të kompjuterit, vlera e së cilës është rreth 2500 euro.
Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se rastin në Policinë e Kosovës e ka denoncuar pronari i këtij lokali.
Lidhur me këtë ngjarje, Policia ka hapur rast si “vjedhje e rëndë”./sinjali/