Me vendimin e ri të Ministrisë së Infrastrukturës (MI) të gjithë shoferët që përsërisin kundërvajtjet në trafik do t’i nënshtrohen edhe një herë testimit për patentë të shoferit. Pa e provuar procesin e ritestimit nuk do të shpëtojnë as vozitësit profesionistë. Por, një vendim i tillë po cilësohet i kundërligjshëm nga ekspertët e komunikacionit rrugor.Ministra e Infrastrukturës po planifikon që vozitësit që nuk përfillin shenjat e komunikacionit dhe bëjnë shkelje të njëpasnjëshme në komunikacion do të fillojnë edhe një herë procesin e testimit nga e para.Kështu ka sqaruar në një prononcim dhënë gazetës “Zëri” ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.
“Për të gjithë personat, qofshin shoferë të rinj, fillestarë ose profesionistë, parashihet rivlerësimi i njohurive të trafikut përmes trajnimit shtesë dhe nënshtrimit të testit përkatës, për të cilët me vendim të gjykatës kompetente u është revokuar patenta e shoferit. Këto praktika zbatohen në vendet e Bashkimit Evropian, janë të parapara me ligjet tona dhe do të fillojnë të aplikohen edhe në vendin tonë, por për të gjitha këto me kohë do të njoftohet opinioni i gjerë”, është shprehur Lekaj.Më tutje ai ka treguar se ritestimit do t’i nënshtrohen të gjithë shoferët që në vazhdimësi përsërisin kundërvajtjet në trafik