Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka sqaruar se nuk ka pezullim të diskutimeve me Lëvizjen Vetëvendosje, për arritjen e koalicionit mes këtyre dy partive.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, Mustafa ka thënë se po vazhdojnë diskutimet mes grupeve punuese të LDK-së dhe LVV-së për përafrim të programeve.
Ai ka shtuar se diskutimet politike për bashkëqeverisjen LDK-LVV vazhdojnë pas certifikimit të rezultate nga KQZ-ja.
“S Q A R I M Nuk ka pezullim të diskutimeve! Po vazhdojnë diskutimet mes grupeve punuese të LDK-së dhe LVV-së për përafrim të programeve tona. Diskutimet në nivel politik për bashkëqeverisjen LDK-LVV vazhdojnë pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja”, ka shkruara Mustafa.