Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxhiri, ka folur pas raportimeve se kreu i LVV-së, Albin Kurti, i ka dërguar ftesë për takim kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, për një takim të enjten, më datën 11 prill.
Muhaxhiri deklaron se deri më tani nuk është i informuar për një ftesë të tillë. “Nuk jam i informuar”, thotë ai.
Por Muhaxhiri thotë se nëse ka ardhur ndonjë ftesë, kryetari i LDK-së, sipas tij, do t’i thërrasë në takim nënkryetarët dhe sekretarin e partisë për ta diskutuar këtë punë.
“Nëse ka ardhur letër, ai kryetari (Abdixhiku) tash i thirr (mbledhjen, takimin) nënkryetarët dhe sekretarin, e diskuton këtë punë, por unë nuk e di që ka ardhë, por do të diskutojmë për këtë ftesë”, tha ai për FrontOnline.
I pyetur se cili është qëndrimi i tij për letrën e dërguar nga Kurti, Muhaxhiri tha se nuk mund të flasë asgjë pa u diskutuar në parti.
“Nuk mundëm me fol asgjë, pa e diskutu me parti”, tha ai.