Që është mbajtur këtë të shtunë në Gjilan e në të cilin kanë marrë pjesë këngëtarë të rinj me krijimet e tyre origjinale si kantautorë. Festivali është zhvilluar nën moton “Kompozo, Këndo, Garo!” , ku u paraqiten 12 pjesëmarrës, të cilët vijnë nga vende të ndryshme si nga Kosova, por edhe nga Shqipëria.
Sipas organizatorit Dëfrim Behluli, duke parë se në kohët e fundit rinia është fokusuar kryesisht në muzikë formale dhe degjeneruese e kanë parë të arsyeshme që të marrim një hap konkret për ta ndryshuar këtë trend dhe për të arritur një krijimtari kualitative për shoqërinë tonë, e cila është më e reja në Evropë. Në këtë festival morën pjesë kryesisht të rinjtë nga mosha 16-22 vjeç, konkurruan me këngë të tyre që vetë i kanë kompozuar në zhanre të ndryshme si: Pop, Rock, RnB, Soul, Dance, Serenata etj.
Këngët konkurruese ishin aranzhuar në parte nga prof. Dëfrim Behluli për orkestrën profesionale të festivalit, e cila i shoqëroi bashkë me korin “Live”, të gjithë pjesëmarrësit.
Duhet theksuar se fitueses Vjollca Osmani do t’i mundësohet realzimi i një video klipi muzikor.
Fituesja Vjollca Osmani ka marrë pjesë më herët edhe në disa festivale të tjera, sikurse që ka të incizuara edhe disa këngë të saja që janë shoqëruara me videoklipe. Ajo vijon mësimet në Shkollën e Mesme të Muzikës në Gjilan.