Kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani dhe pesëshja e Gjilanit, Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44), kanë marrë besimin e jashtëzakonshëm të banorëve të fshatrave, Pogragjë, Llovcë, Sllubicë, Stublinw e Kokaj.
Gjatë adresimit para të pranishmëve, kryetari i Shtabit të Degës, Arben Mehmeti, tha se Pogragja dhe fshatrat përreth tradicionalisht i kanë besuar LDK’së, sikurse që këtë besim do ta shfaqin në mënyrë masive edhe në ditën e zgjedhjeve.
Kryetari i nëndegës së Pogragjës, Qamil Rexhepi, theksoi se ky besim do të finalizohet më 6 tetor, duke iu bërë thirrje të gjithëve që të dalin në zgjedhje për t’i dhënë kahje tjetër Kosovës, duke e votuar LDK 134, Vjosa Osmanin dhe pesëshen e Gjilanit,
Kandidati për deputet, Fatmir Rexhepi (20), i ka kujtuar dhe falënderuar aktivistët, veprimtarët e simpatizantët e LDK në Pogragjë, të cilët i qëndruan besnik partisë së Ibrahim Rugovës.
“Më 6 tetor bashkarisht do ta bëjmë fitoren historike. Vota për LDK dhe për Vjosën, është për një Parlament demokratik, për mirëqenie të qytetarëve, për progres në shëndetësi, arsim, kulturë, ekonomi e sport”, ka thënë Rexhepi.
Kandidatja për deputete, Lirije Kajtazi (6), tha se këtë besim të madh ndaj tyre të Pogragjës dhe fshatrave tjerë, do ta përdorin drejtë dhe do t’i përfaqësoj në mënyrë më të mirë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Kandidatja për deputete, Valentina Bunjaku Rexhepi (21), i ka falënderuar simpatizantët e LDK’së që i kanë përkrahur edhe në kohët më të vështira, ndërsa ka pohuar se është oibligim angazhimi edhe në ditët në vazhdim që të mos ua lënë asnjë votë kundërshtarëve.
Kandidati për deputet, Imet Rrahmani (35), tha se entuziazmi i sontëm i bënë që të jenë përfaqësues të denjë dhe zëri i banorëve të Pogragjës dhe fshatrave përrreth, dëgjohet në Kuvendin e Republikës.
Kandidati Faton Bislimi (44), tha se LDK’së dhe Vjosa Osmanit i duhet fitorja e madhe më 6 tetor, për një Kosovë të zhvilluar në të gjitha resorët, ndërsa ka folur në superlativ për fshatrat atje, të cilët sipas tij, kanë nxjerrë kuadro të jashtëzakonshme të profileve akademike e politike.