Kryesia e Kuvendit ka vendosur që nesër në orën 11:00 të mbahet seanca e Kuvendit për votimin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë, mocion ky i përgatitur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, partneri i koalicionit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës më në fund ka marrë vendim për mbajtjen e seancës për rrëzimin e Qeverisë Kurti, krejt kjo pas rekomandimit pozitiv nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Por, ajo që është parë përsëri është se kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka dalur edhe njëherë kundër LDK’së, partisë së saj duke votuar kundër mbajtjes së seancës gjatë ditës së nesërme.
Osmani ka votuar kundër së bashku me Arbërie Nagavcin e VV’së, kurse katër anëtarët e kryesisë kanë votuar për mbajtjen e seancës nesër nga ora 11:00 nesër.
Kujtojmë se mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë është inicuar nga partneri i koalicionit Lidhja demokratike e Kosovës, pasi që Albin Kurti shkarkoi Agim Veliun nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme dhe nuk hoqi taksën 100% ndaj Serbisë pas kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.//gazetametro.net