Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës ka përkujtuar të gjithë ata që ranë për lirinë e vendit.
“Dëshmorët e UÇK-së me stoicizmin e tyre e bën të mundshme lirinë tonë. Do t`i kujtojmë përherë dhe do të përpiqemi që t`i përmbahemi vizionit të tyre për atdheun, për të cilin u flijuan. Përveç dëshmorëve të Betejës së Marecit, kujtojmë edhe civilët ë rënë”, thuhet në komunikatën nga Zyra e Presidencës.
“Kujtimi për dëshmorët e civilët na obligon që të angazhohemi çdo ditë për ta vendosur drejtësinë, që çdo herë ta mbrojmë të vërtetën dhe që lirinë ta ruajmë me çdo kusht, sepse është fituar me mund”, tha Osmani.