Vjosa Osmani i kundërpërgjigjet Lutfi Hazirit, e quan të pafytyrë, gënjeshtar e mashtrues
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të partisë Lutfi Hazirit, i cili më herët tha se ajo po shet men te Boletini i Kosovës, duke harruar vendlindjen e kolosit të Karadakut që sot gjendet në Serbi.
Osmani e ka quajtur Hazirin të pafytyrë, gënjeshtar dhe mashtrues.
Reagimi i plotë:
Para se të jem nuse e Preshevës, unë jam bijë e Mitrovicës.
Atyre që i bëjnë argat idesë së ndarjes do u thosha marre ju koftë, por kurrë në jetën e tyre s’kanë pasur as marre e as fytyrë.
Askush ska çka quditet nga qëndrimet e mia, sepse ato janë qëndrime të LDK-së, të mbrojtjes së integritetit territorial, kushtetutës e deklaratës së pavarësisë dhe paqes dhe sigurisë në rajon, e të vulosura në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtesisë. Keto qendrime nuk jane vetem te miat, Armend Zemajt e Haxhi Avdylit, por jane te Kryesise se LDK-se, degeve te LDK dhe gjithe Grupit Parlamentar te LDK-se. Por mbi te gjitha jane qendrime qe mbrojne shqiptaret e Lugines nga genjeshtrat e mashtrimet tuaja e te Hashimit. Qytetaret e Presheves, Medvegjes e Bujanocit nuk perbijne me dot kurthe qe ju dhe Thaci ua servoni, nuk lejojne qe dinjiteti i tyre te perdoret per perfitime tuajat.
Per fund, ju pershendes me keto fjale te heroit Isa Boletini nga viti 1901.