Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka folur pas takimit me të deleguarin e BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Blic.
Pas takimit, në konferencë për media, Osmani ka thënë se në takim u bë e qartë që dialogut do ti prijë qeveria e vendit, ashtu sic është vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Gjithashtu ajo ka thënë se nuk do diskutohet për ndarje e as shkëmbime të territoreve.