Deputetja e LDK-së Vjosa OSmani ka paralajmëruar pjesmarrjen në protestën e paralajmëruar për nesër.
Në postimin e saj ajo ka shkruar se do protestoj çdo ditë kundër ndarjes dhë zhbërjes së shtetit të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar për të shtunën protest kundër iniciativës së presidenit Thaçi për ndarje dhe shkëmbim territoresh. Deri tani disa zyrtar të LDK-së kanë konfirmuar pjesmarrjen në këtë protestë.
Postimi i plotë i Osmanit
Sot, nesër dhe çdo ditë tjetër
PROTESTOJ Sot, nesër dhe çdo ditë tjetër
PROTESTOJ
kundër ndarjes dhe zhbërjes së shtetit të Kosovës
– Sepse tendenca për ndarje dhe për ndryshim kufijsh e rrezikon vetë qenësinë e shtetit të Kosovës, dhe kur rrezikohet të zhbëhet shteti, e kemi detyrim qytetar t’i themi JO.
– Sepse shpërblimi i Serbisë me tokë të Kosovës, kur asnjë lider serb nuk ka kërkuar falje për mijëra të vrarë, përfshirë shumë fëmijë, shumë të zhdukur, qindra mijëra shtëpi të shkatërruara e mbi 1 dekadë të regjimit represiv serb, nuk duhet të pranohet.
– Sepse kur shteti është në rrezik, nuk duhet të kenë më rëndësi ideologjitë, partitë apo dallimet e tjera. Të gjithë e kemi vetem një atdhe.
– Sepse po heshtëm tani, viktimat e luftës dhe të pasluftës në veriun e vendit nuk do të jenë të qetë në varret e tyre – sepse ata u vranë në tokat që sot disa po i quajnë ‘dhuratë nga Rankovici’;
– Sepse po heshtëm tani, do të vdesë shpresa e çdo qytetari të veriut i cili është refugjat në vendin e tij;
– Sepse për të qenë shtet, Kosovës nuk i duhet vula e Serbisë; sepse shteti ynë ka vulën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë; por mbi të gjitha, shtetësia jonë është vulosur nga sakrifica shumë-vjeqare e popullit tonë;
– Sepse për Presidentin dhe bashkëbiseduesit e tij është në pyetje vetëm kariera e tyre politike, por për ne është në pyetje e ardhmja e fëmijëve tanë.
Dhe për këtë, do të protestojë jo vetëm me 29 shtator, por çdo ditë nëse është nevoja.
kundër ndarjes dhe zhbërjes së shtetit të Kosovës