Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se çfarëdo marrëveshje përfundimtare që arrihet me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit.
Sipas saj, para se të arrihet marrëveshja përfundimtare, është e domosdoshme që Kuvendit t’i dorëzohet platforma e bisedimeve për të cilën ka thënë se duhet të arrihet konsensus i gjerë.
Kështu është shprehur ajo në një takim me ambasadoren finlandeze Pia Stjernval, thuhet në një njoftim të Kuvendit të Kosovës.
Osmani e ka potencuar si të domosdoshme edhe transparencën përgjatë procesit të arritjes së marrëveshjes finale.
Sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të nënshkruhet një marrëveshje ekonomike mes Kosovës e Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë. Në takim prezent do të jetë edhe kreu i SHBA-së, Donald Trumpi.