Kryetarja e Kuvendit të Kosovës zyrtarisht ka marrë funksionin e ushtrueses së detyrës të presidentes së Kosovës.
Përmes njoftimit, nga zyra e kryetares së Kuvendit thuhet se në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të vendit Hashim Thaçit, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka marrë zyrtarisht funksionin u.d. e presidentes së Kosovës.
“Ceremonia e pranim-dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës. U.d. e presidentes do t’u drejtohet sot qytetarëve me një adresim në orën 17:00”, thuhet në njoftim.