Ivica Daçiqi, ministër i Punëve të Brendshmë të Serbisë, ka vizituar Maqedoninë e Veriut, ku ka pasur disa takime bilaterale.
Gjatë vizitës së tij, Daçiq ka njoftuar edhe për një lajm të çuditshëm.
Sipas tij, policët serbë do të patrullojnë në Maqedoni të Veriut, ku jetojnë gati tridhjetë për qind shqiptarë.
Daçiqi ka treguar se policët e Serbisë do të jenë të pranishëm gjatë sezonit të verës, aty ku ka turistë serbë, si p.sh. te Liqeni i Ohrit.
“Për këtë edhe jemi marrë vesh, që praktikisht nga muaji gusht të fillojmë praktikën që deri tani nuk e kemi pasur, kjo është që një numër i policëve tanë, nuk kemi asgjë kundër që kjo të jetë edhe këtu tek ne, të jemi të pranishëm gjatë sezonit të vereës, aty ku ka turistë tanë, është Liqeni i Ohrit. Jemi marrë vesh që, me duket tre apo sa katër? Katër! E pra mirë. Këtë jemi marrë vesh që ta bëjmë bashkë me Maqedoninë e Veriut, kjo do të thotë se kurdo që ka nevojë, në këtë rast bëhet fjalë për sezonin e verës, Ohrin, por edhe anasjelltas, çfarëdo që duhet, ne jemi të gatshëm që t’i ndihmojmë njëri-tjetrit” – tha Daçiq gjatë vizitës në Maqedoni të Veriut.