Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në përfundim të muajit janar, ndërsa vlera e koeficientit në ligjin e ri të pagave ende nuk dihet.
Nga ekzekutivi thonë se vlera e tij do të bëhet e ditur brenda këtij muaji.
E ministri i Financave, Hekuran Murati, lë pikëpyetje nëse pagat e punëtorëve publik do të kenë rritje me këtë ligj.
Në anën tjetër, kritika për mospublikimin e koeficientit ka opozita.
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi thotë se qeveria Kurti ka manipuluar me këtë ligj.
Ajo mendon që do të ketë mospajtime me sindikatat edhe këtë herë.
Me ligjin e ri të pagave, vlera e një koeficienti flitet që të jetë nga 95 euro deri në 130.
Për të llogaritur pagën duhet shumëzuar vlerën e koeficientit me koeficientin.
Pra po që se vlera e koeficientit është 120 euro, zyrtari që ka pagë në koeficient 5 do të marrë pagë 600 euro bazë, ai që e ka koeficientin 15 do të marrë pagën 1800 euro, e ai më i larti prej 18 do të ketë pagën 2160 euro./teve1/