Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, ka pritur në takim kryetarin e Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj dhe kryetarin e Komisionit për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi, gjyqtarin Afrim Shala.
Ky takim kishte për qëllim monitorimin e zbatimit të planeve strategjike, vlerësimin e progresit në zgjidhjen e lëndëve, rritjen e performancës, uljen e numrit të lëndëve të pazgjidhura dhe realizimin e normës së lëndëve të trajtuara.
Kryetari Salihu, para të panishmëve ka folur rreth të arriturave për vitin 2024, si dhe për tremujorin e vitit 2025, duke përmendur si çështje me rëndësi zvogëlimin e numrit të madh të lëndëve kontestimore në përgjithësi, përfundimin e lëndëve të vjetra, caktimin e lëndëve të rigjykimit brenda afateve ligjore dhe procesimin e lëndëve me prioritet ligjor, si çështjet e pengim posedimit, çështjet nga marrëdhnia familjare dhe çështjet nga kontestet e punës brenda tre muajve nga dita e arritjes në gjykatë.
Salihu theksoi se gjyqtarët në Department e Përgjithshëm si në Divizionin Penal ashtu edhe Civil janë duke gjykuar lëndë civile kontestimore të ardhura në gjykatë gjatë vitit 2024 dhe për këtë standard i falënderoi gjyqtarët për punën e tyre dhe mbështetjen që ky standard të arrihet edhe në degët e gjykatës.
Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, theksoi se Gjykata e Gjilanit është një prej gjykatave që qëndron më së miri si për numrin e lëndëve të zgjidhura, ashtu edhe për numrin e vogël të lëndëve të vjetra dhe ka një progres të dukshëm dhe kjo është arritur falë angazhimit të kryetarit dhe gjithë gjyqtarëve të kësaj gjykate dhe ky angazhim rrit besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Rexhepi ngriti si çështje rëndësinë e unifikimit të praktikës gjyqësore, duke theksuar se një politikë e drejtë dhe efektive ndëshkimore, forcon besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë dhe shtetin në përgjithësi.
Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, theksoi se kjo gjykatë është një gjykatë me standarde dhe me një përformancë jashtëzakonisht të mirë dhe dua të falënderojë në emër të Këshillit të gjithëve dhe me ju përgëzuar për krejt punën që është bërë, trendet janë shumë pozitive dhe po shihet që edhe degët kanë trende pozitive. “Dua të përgëzojë kryetarin edhe sa i përket administrimit të gjykatës dhe për këtë jam i kënaqur personalisht, në emër tim dhe Këshillit e falënderojmë për këtë punë të jashtëzakonshme” tha Zogaj.
Kryetari i Komisionit, Afrim Shala, fokus të veçant i dha monitorimit të kategorisë së lëndëve të përfshira në Planet strategjike, duke vlerësuar përkushtimin dhe angazhimin e kryetarit së bashku me gjyqtarët dhe sfafin tjetër, angazhim ky i cili ka ngritur efikasitetin në lëndëve në fokus të strategjive të KGJK-së.