Lulzim Masurica, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare këtë të hënë, në të kaluarën ishte volejbollist i KV Drita nga Gjilani.
Luli, sic e quanin shokët e ekipit, kishte nisur karrierën prej volejbollist qysh në moshë të re, kur ishte nxënës i shkollës fillore në Shkollën “Selami Hallaqi”, që ishte vatër e talenteve të rinj.
Lulzim Masurica kishte kaluar të gjitha gjeneratat në KV Drita për të arritur deri në ekipin e parë, ku me bashkëlojtarët e tij mbajti gjallë volejbollin edhe në kohën kur ishte më së vështiri në vitet e nëntëdhjeta. Ai luajti përkrah bashkëlojtarëve Bardhyl Ibrahimi, vëllezërve Krasniqi, Enis Shaqiri, vëllezërve Brestovci, Ramiz Behluli, sikurse edhe Hajredin Zylfijaj, i cili gjithashtu ndërroi jetë disa ditë më parë.
Në foto shihen edhe dy trajnerët, tashmë të ndjerë Shaban Kastrati dhe Hafiz Gashi./kryelajmi.com/
Lulzim Masurica
Hajredin Zylfijaj