Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka njoftuar se e ka takuar deputetin gjerman, Peter Beyer.
Ata thuhet se kanë diskutuar për gjendjen e fundit politike në Kosovë, transmeton Paparaci.
Dyshja në fjalë janë pajtuar se mënyra për të ecur para drejt shtensionimit në veri të Kosovës është zbatimi i plotë i planit trepikësh evropian.
“Patëm një bisedë të shpejtë dhe të dy u pajtuam që mënyra për të ecur para drejt shtensionimit në veri të Kosovës është zbatimi i plotë i planit trepikësh evropian”.
“Ne duhet t’i mbështesim forcat progresive në Kosovë për të ardhmen e tyre evropiane dhe progresin në dialog”, shtoi ajo.