Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka uruar qytetarët e Kosovës pas miratimit të vendimit për liberalizimin e vizave.
Ajo u ka uruar qytetarëve “lirinë e lëvizjes”, përcjell teve1.info
“Lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Urime për liberalizimin e vizave e shumëpritur dhe shumë të merituar që do t’ju lejojë të udhëtoni më në fund lirisht nëpër Evropë që nga viti 2024! Gëzuar lirinë e lëvizjes!”, ka shkruar ajo në Twitter.
Përmes një seance plenare, Parlamenti Evropian ka miratuar sot vendimin final për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Pas këtij hapi pason nënshkrimi i tekstit që garanton liberalizimin e vizave për Kosovën.