Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se “gatishmëria e treguar” nga Hamasi për të liruar pengjet e mbetura në Gazë është “inkurajuese”.
Ursula von der Leyen, ka theksuar se Evropa do të mbështesë “të gjitha përpjekjet që synojnë përfundimin e vuajtjeve të civilëve dhe promovimin e të vetmes zgjidhje të qëndrueshme për paqen, zgjidhjen me dy shtete”.
“Ky moment duhet të shfrytëzohet. Një armëpushim i menjëhershëm në Gaza dhe lirimi i të gjitha pengjeve janë të arritshëm”, ka shkruar ajo në platformën X.
Ndërkohë, Hamasi ka njoftuar zyrtarisht se është i gatshëm të lirojë të gjithë pengjet, të gjallë dhe të vdekur sipas kornizës së detajuar në planin 20-pikësh të paraqitur nga presidenti amerikan, Donald Trump, dhe të hyjë “menjëherë” në negociata për detajet e këtij propozimi.