Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Kosovën të shtunën e kësaj jave, më 26 tetor.
Von der Leyen do të ketë takime të ndara me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti.
Me Osmanin takimi do të jetë në ora 09:45 dhe pas takimit do të ketë konferencë për media. Ndërsa, Von der Leyen me Kurtin do të takohet në ora 11:00.
Von der Leyen është duke qëndruar në Ballkanin Perëndimor nga 23 tetori, së pari ajo vizitoi Shqipërinë ku u takua kryeministrin shqiptar Edi Rama, dhe mbajti një fjalim në ceremoninë e inaugurimit të kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë.