Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi ka vizituar nga afër sot punimet në pikën kufitare në Merdar, bashkë me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës Naim Rexha.
Atje ai ka takuar edhe komandantin e Stacionit Policor dhe përfaqësues të Doganës. Gashi pas takimeve ka mbajtur një fjalë rasti para mediave duke bërë të ditur se pika kufitare në Merdar, e cila ende është duke u punuar, nuk do të mund të lëshohet deri në shtator për shkak të ngecjeve në punime.
“Këto ngecje vijnë edhe si rezultat i disa sfidave të cilat kanë ardh për shkak të raporteve aktuale me Republikën e Serbisë dhe të cilat kanë ndikuar që disa punë dhe dinamika e punëve të tyre të ketë ngecje”, ka thënë ministri.
Ai po ashtu pati një porosi për gjithë bashkatdhetarët që kanë vendosur të kalojnë për nga Mërdarja për të ardhur në pushime në Kosovë.
“Shfrytëzoj nga rasti që bashkatdhetarëve tanë që vijnë nga perëndimi, shfrytëzojnë pikat tjera kufitare përkatësisht pikë kalimeve tjera për arsye pritjet në këtë pikë, se sipas informacioneve që kemi, nga stacioni dhe komandanti i pikës kufitare janë diku 30 minuta. Policia është e mobilizuar, policia dhe dogana dhe përdorin edhe mundësi dhe lehtësira megjithatë për shkak të punimeve dhe infrastrukturës rrugore pritje mund të ketë”, ka thënë ministri Gashi.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës , Naim, Rexha ka thënë se pika kufitare në Merdar dhe finalizimi i punimeve në të janë të rëndësishme sidomos për implementimin e obligimeve që dalin nga marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, derisa tha se kur të funksionalizimet Merdari do të jetë shembull për rajonin.
“Kjo pikë e kompletuar me dëshirën tonë që sa më parë të arrijmë atë do jetë një shembull i mirë për të gjithë në rajon se si duhet organizuar veprimtarinë e agjencive me autorizime konkrete në pikat e kalimit kufitar”, ka thënë ai.
Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit ishte arritur në Bruksel gjatë bisedimeve teknike me Serbinë.
Vonohen punimet në Merdar, mërgimtarët i pret tollovia
Ndani këtë artikull