Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përditësimin e rezultateve nga kutitë e votimeve nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Pas numërimit të 29 vendvotimeve nga 43 sa janë gjithsej, Lëvizja Vetëvendosje mban vendin e parë.
VV-ja ka marrë 81.97 % të votave, kurse në vendin e dytë ndodhet Lidhja Demokratike e Kosovës.
LDK-ja ka marrë 7.50%, kurse Partia Demokratike e Kosovës 6.14%.
Deri në përfundimin e të gjitha vendvotimeve kanë mbetur edhe 14 kuti.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur për Insajderin se numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike pritet të përfundojë gjatë ditës së sotme.