Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për votimin me postë. Kur janë numëruar 38.04% e votave, Lëvizja Vetëvendosje del të jetë e para me 70.71% apo 6,892 vota.
Në vend të dytë aktualisht është Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.40% apo 1,014 vota.
Partia Demokratike e Kosovës deri tani ka marrë 8.78% apo 856 vota.
Me 6.91% apo 674 vota në vend të katërt del të jetë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

