Një nga komunat më të rëndësishme në vend është padyshim ajo e Gjilanit.
Por garë interesante është zhvilluar së fundi në kuadër të zgjedhjeve lokale pikërisht në këtë qytet.
Derisa Komisioni Qendror Zgjedhor ka numëruar 95.36% të votave, gara vazhdon të jetë sërish e “nxehtë”.
Kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri dhe ai nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni po vazhdojnë të jenë në fazë rreziku për votat e qytetarëve të tyre, transmeton lajmi.net.
Hyseni ka 44.41% të votave deri tani, ndërsa Lutfi Haziri ka 43.97% të tyre.