Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, para pak ditësh mbajti një konferencë për media, ku njoftoi se ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme për miratimin dhe bartjen e buxhetit.
Sot u mbajt seanca e jashtëzakonshme, ku Hyseni njoftoi se është votuar veçmas bartja e buxhetit në vlerë prej 1.5 milionë euro, ndërsa shuma prej 941 mijë euro dhe buxheti për vitin 2025 janë shtyrë për një seancë tjetër.
Statusi i plotë:
Të dashur qytetarë të Gjilanit,
Sot në seancën urgjente të Kuvendit të Komunës, është votuar ndarazi një pjesë e bartjes së mjeteve në shumën 1.5 milionë euro, derisa, ndërkaq pjesa tjetër e mbetur prej 941 mijë euro dhe buxheti për vitin 2025 janë shtyrë për një seancë tjetër.
Vendimet e marra sot:
👉 Dyfishuam mbështetjen për shoqatat që trajtojnë personat me aftësi të kufizuara – Handikos, Pema dhe Shoqata e të Verbërve do të përfitojnë gjithsej 250 mijë euro!
👉 Subvencionuam lehonat dhe ndihmat për barëra për personat në nevojë me 110 mijë euro.
👉 Mbështetëm fermerët me subvencion për qumësht dhe farë gruri, si dhe bletarët me projekte konkrete. 🐝🌾
👉 Vendosëm dollapë në shkolla dhe miratuam mbështetje për punëtorët, bursat për studentë dhe projekte jetike për qytetarët tanë!
Së shpejti do të thërrasim një tjetër seancë për të miratuar buxhetin për vitin 2025.
I bëj thirrje sërish opozitës që të mos e bllokojë miratimin e buxhetit, të bëhemi unik për të mirën e të gjithë qytetarëve.
Gjilani përparon kur bashkëpunojmë për të mirën e të gjithëve! 🙌