Zijadin Memini, nënkryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës dhe kandidati për deputet nga kjo parti ka votuar sot.
Memini ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tij, ata votuan në Shkollen “Abdullah Tahiri” Malishevë – Gjilan, njofton Radio Star.
Zijadin Memini: Unë e shfrytëzova këtë ditë të rëndësishme për Kosovën, duke e kryer obligimin tim për të votuar.
Ju ftoj të gjithëve të dilni dhe ta shfrytëzoni të drejtën tuaj legjitime!