Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 14.12.2022 në kuadër të zbatimit të Planit Operativ “Siguria në trafikun rrugor” me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në fshatin Novosell komuna e Kamenicës.
Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës, shtetas i Kosovës i cili drejtonte mjetin e tij me tabela vendore. Gjatë kontrollit të dokumenteve është dyshuar se vozitësi mundë të jetë nën ndikim të alkoolit. Pasi i është bërë alkootesti është vërtetuar se ishte nën ndikim të alkoolit, 1.78 promila. Nga ana e policisë ndaj vozitësit është shqiptuar gjoba 500 €, tri pik negative dhe ndalesa për 1 vit për drejtimin e mjetit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë.