Vrasja e 35-vjeçares në QKUK, ja me sa vite burg mund të dënohet i dyshuari
Rasti makabër i vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë nga ish-bashkëshorti i saj, do të shënojë për herë të parë në Kosovë, dënimin me burgim të përjetshëm. Kështu ka deklaruar avokati Besnik Berisha.
Sipas Berishës, një gjë të tillë e përcakton nga ligji, duke marrë për bazë secilën instancë.
Privimi nga jeta i një gruaje shtatzënë dhe zhdukja e menjëhershme e dorasit, sipas avokatit, janë faktorë që përcaktojnë dënimin e përjetshëm.
“Kjo qe ndodhi sonte ne oborrin e SHSKUK , ku ne rrethana akoma te panjohura ish bashkeshorti privoi nga jeta gruan shtatezene dhe u zhduke akoma pa gjurme, do shenoi denimin e pare ne Kosove me burgim te perjetshem (te konfirmuar ne secilen instance)”, tha ai.
Megjithatë, tha Berisha, një dënim i tillë mund të evitohet vetëm nëse i dyshuari dorëzohet.
“Ky denim mund te mos ekzekutohet vetem nese dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa u denu nga gjykata. Keshtu mendoj une!”, deklaroi Berisha.