Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje dhe vëllait të saj në Livoç të Ulët të Gjilanit, duke shprehur dhimbje dhe indinjatë për këtë ngjarje të rëndë.Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje dhe vëllait të saj në Livoç të Ulët të Gjilanit, duke shprehur dhimbje dhe indinjatë për këtë ngjarje të rëndë.
Përmes një reagimi në facebook, Gërvalla e ka cilësuar ditën e djeshme si të kobshme, duke thënë se një familje tjetër është goditur nga një tragjedi e pariparueshme.Ajo ka theksuar se institucionet dhe shoqëria nuk duhet të presin që të ndodhin vrasje të grave për të reaguar, por duhet të veprojnë për të parandaluar raste të tilla.
“Detyrimi ynë është të veprojmë, të parandalojmë dhe të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë”, ka shkruar Gërvalla.Ministrja ka theksuar se vrasja e grave është krim i rëndë dhe i tmerrshëm, duke nënvizuar se shoqëria nuk mund ta trajtojë si të pashmangshme atë që ka detyrim ta parandalojë.
Postimi i plotë:Dita e djeshme ishte e kobshme. Edhe një grua u vra nga bashkëshorti i saj. Edhe një familje u godit nga një tragjedi e pariparueshme.
Ndiej dhimbje dhe indinjatë të thellë për vrasjen e gruas dhe vëllait të saj në Livoç të Ulët të Gjilanit.Nuk guxojmë të presim që gratë të vriten për të reaguar. Detyrimi ynë është të veprojmë, të parandalojmë dhe të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë.
Vrasja e grave është krim, aq i rëndë dhe i tmerrshëm sa asnjë shoqëri nuk mund ta trajtojë si të pashmangshëm atë që ka detyrim ta parandalojë.Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave.










