Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës e ka konfirmuar se një grua është vrarë në oborrin e QKUK-së, sonte rreth orës 18:00.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, e moshës 35 vjeçe.
Edhe nga ShsKUK kanë konfirmuar rastin.
“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes. Detajet e tjera do të jepen nga organet kompetente që janë duke kryer hetimet”, thuhet në njoftim.